Erjon KAMBERI
Specialist
E-mail: ekamberi@ubt.edu.al
Departamenti i Teknologjise Agroushqimore (DTAU) eshte krijuar ne 4 Gusht 1998. Sot ky Departament eshte pjese e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Programet e studimit te ofruar nga DTAU zhvillohen ne menyre te tille qe jo vetem te plotesojne kerkesat e tregut te punes, por gjithashtu synojne te nxjerrin te diplomuar me ide krijuese dhe innovative, te afte per te punuar e drejtuar ne sektoret e teknologjise ushqimore, si dhe te sistemit te menaxhimit te sigurise ushqimore. Programet e studimit ne DTAU lidhen me nje pervetesim te thelle te shkencave te kimise, bilogjise, biokimise dhe atyre inxhinjerike, si dhe me permiresimin e cilesise, sigurise, vlerave ushqyese dhe ekonomike te ushqimeve dhe pijeve te ndryshme.
Departamenti perfshin laboratore te pajisura ne fushen e vajrave vegjetale, qumeshtit dhe nenprodukteve te tij, fruta-perimeve, enologjise dhe pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike, te mikrobiologjise, kimise ushqimore, dritherave dhe nenprodukteve te tyre dhe analizave fiziko-kimike te ushqimeve. Ne keto laboratore zhvillohen jo vetem praktikat laboratorike te studenteve, por edhe punime shkencore ne kuadrin e tezave te Masterit, Doktoraturave, apo punimeve te tjera shkencore ne kuadrin e veprimtarise se Grupeve mesimore-kerkimore te ngritura ne Departament.
Me qellim aftesimin praktik te studenteve, prane DTA jane instaluar: nje linje pilot per perpunimin automatik te qumshtit ne nenprodukte, nje linje e vecante per prodhim djathrash si dhe nje kantine per prodhimin e veres dhe nenprodukteve te tjera te perpunimit te rrushit.
Misioni i DTA eshte te kontribuoje ne aresimin e larte universitar, nepermjet nje edukimi bashkekohor te studenteve me qellim qe:
• Të krijojë dhe të transmetojë dijet me anën e mësimdhënjes, kërkimit shkencor dhe praktikave laboratorike dhe profesionale, duke synuar sigurimin e nje edukimi solid dhe te qendrueshem ne fushen e Teknologjise Agroushqimore.
• Te pergatise studentet e diplomuar per pozicione pune ne industrite e perpunimit ushqimor, si edhe/ose per vazhdimin e kerkimit shkencor ne fushen e Teknologjise Ushqimore ose fusha qe lidhen me te.
• Të përgatisë të rinjtë si qytetarë të një shoqërie demokratike
Programe bashkekohore, te ndertuara sipas kurrikulave me te mira europiane ne fushen e Teknologjise Ushqimore, te mbeshtetura nga nje baze e fuqishme didaktike dhe eksperimentale.
Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
Diplomuar në 2008 në Kimi Ushqimore (Bachelor) dhe në 2010 Master shkencorë në Kimi Ushqimore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ne vitin 2016 ka fituar gradën shkencore Doktor shkencash (PhD) në “Shkenca Kimike”, pranë shkollës së Farmacise, Universiteti i Camerinos, Itali. Në periudhën Prill –Tetor 2015 ka kryer kërkime shkencore në Institutin Lavoiser, Universiteti Versajes, Francë, si pjesë e programit të Doktoraturës. Aktiviteti akademik shkencorë pas perfundimit të doktoraturës ka vazhduar pranë Albania University ku është angazhuar si Lektorë me kohë të plotë pranë Fakultetit të Farmacisë. Gjithashtu ka qënëi angazhuar si Lektorë me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave te Natyrës, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan per nje periudhe 2-vjecare (10/2016- 07/2018). Pozicioni aktual është pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës si “Lektorë” pranë Departamentit të Teknologjisë Agro-Ushqimore, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit ku mbulon modulet e “Metodologjisë së Kërkimit Shkencorë”, “ Shtesat dhe Ushqimet Funksionale” dhe “ Teknologjinë e Prodhimit të Djathit”. Prej Shtatorit 2020 mban pozicionin e Përgjegjësit të departamentit të Teknologjise Agro-ushqimore.
Ka përvojë të larmishme, 10 vjeçare në drejtime të ndryshme, si mësimdhënie, kërkim shkencor, implementim projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare, Industri Kimike dhe Ushqimore. Është autorë i nje numëri të konsiderueshem artikujve shkencorë ne fushën e Kimisë, përpunim mbetjesh dhe ushqimit, të botuara në revista shkencore jashtë vendit si American Chemical Society dhe Elsevier. Gjithashtu është autorë i rreth 20 konferencave ndërkombetare në fushën e kimisë, menaxhimit të mbetjeve dhe analizave të ushqimit. Ka marrë pjesë me punime shkencore në evente të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka ndjekur trajnime ndërkombëtare pasuniversitare në fushën e shkencave Kimike dhe të ushqimit. Gjithashtu së fundmi është angazhuar në udhëheqjen e diplomave në ciklin e dytë, Master i Shkencave. Njohës e gjuhëve të huaja si Anglisht, Italisht.
Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike