Konferenca Ndërkombëtare "Sigura Ushqimore - Një sfidë e përhershme"

Registrations are closed
Mbahet në Universitetin Bujqësor Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë "Sigura Ushqimore - Një sfidë e përhershme" në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Itali. 
Fjalën e tyre përshëndetëse e mbajtën: Prof.Dr. Rezart Postoli - Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Prof.Dr. Nicola Decaro - Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Veterinare, Bari-Itali; Z. Arjan Jaupllari - Zëvendës Ministër/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Z. Tommy Kola - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Z. Roland Meçaj - Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve; Prof.Dr. Fatbardh Sallaku - Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Qëllimi i kësaj konference kishte të bënte me rëndësinë e sigurisë ushqimore, mirëqenien e kafshëve dhe ekosistemit, ndikimin e faktorëve atmosferikë, shëndetin publik, rreziqet aktuale dhe zhvillimet e mëtejshme në kuadër të kësaj fushe.
Publikimet shkencore ishin fokusuar në kontrollin e sëmundjeve me origjinë nga ushqimorët,  rezistenca ndaj antibiotikëve dhe ushqimet e reja dhe përbërësit e rinj të ushqimit etj.
Anëtar të kësaj konference shkencore ishte stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe kolegë nga universitetet e huaja apo institute kërkimore shkencore që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore.
Date & Time
Thursday
April 20, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.