Konferenca Ndërkombëtare "Sigura Ushqimore - Një sfidë e përhershme"
Registrations are closed
Mbahet në Universitetin Bujqësor Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë "Sigura Ushqimore - Një sfidë e përhershme" në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Itali.
Fjalën e tyre përshëndetëse e mbajtën: Prof.Dr. Rezart Postoli - Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Prof.Dr. Nicola Decaro - Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Veterinare, Bari-Itali; Z. Arjan Jaupllari - Zëvendës Ministër/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Z. Tommy Kola - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Z. Roland Meçaj - Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve; Prof.Dr. Fatbardh Sallaku - Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Qëllimi i kësaj konference kishte të bënte me rëndësinë e sigurisë ushqimore, mirëqenien e kafshëve dhe ekosistemit, ndikimin e faktorëve atmosferikë, shëndetin publik, rreziqet aktuale dhe zhvillimet e mëtejshme në kuadër të kësaj fushe.
Publikimet shkencore ishin fokusuar në kontrollin e sëmundjeve me origjinë nga ushqimorët, rezistenca ndaj antibiotikëve dhe ushqimet e reja dhe përbërësit e rinj të ushqimit etj.
Anëtar të kësaj konference shkencore ishte stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe kolegë nga universitetet e huaja apo institute kërkimore shkencore që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore.