Për herë të parë në Shqipëri, inagurohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës Laboratori i analizave të ujrave të ndotur për Covid-19, viruseve dhe rezistencave ndaj antibiotikëve “Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm”.

Registrations are closed
U zhvillua në ambientet e UBT ceremonia e inagurimit të Laboratorit, të vetmit në llojin e tij në vend dhe rajon, që mundëson vlerësimin në kohë reale të ecurisë së post-pandemisë, përmes identifikimit të Sars-Cov2 në ujërat e ndotura, por edhe të emergjencave të tjera.
Finalizimi i këtij projekti me implementimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës u financua nga qeveria gjermane përmes GIZ.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ministria për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale, Ogerta Manastirliu; Ambasadori gjerman, Peter Zingraf; GIZ country direcor, Sonja Kurz; Drejtori i Departamentit TZW, Andreas Tiehm; Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini; Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku dhe i gjithë stafi drejtues i Universitetit; përfaqësues të laboratorit dhe pedagogë.
Tashmë Shqipëria futet në rrjetin e monitorimit për identifikimin e Sars-Cov2 në ujërat e ndotura në funksion të shëndetit të popullatës me qasjen “One Health”.
Përmes analizave të mundësuara nga ky laborator përftohet një informacion paraprak për pikat e nxehta të përhapjes së virusit përpara përhapjes së tij në shkallë më të gjerë, në mënyre që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit të fokusojnë testimin në ato popullata më të rrezikuara.
Date & Time
Tuesday
September 20, 2022
8:00 AM 3:00 PM Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.