U zhvillua në ambientet e UBT ceremonia e inagurimit të Laboratorit, të vetmit në llojin e tij në vend dhe rajon, që mundëson vlerësimin në kohë reale të ecurisë së post-pandemisë, përmes identifikimit të Sars-Cov2 në ujërat e ndotura, por edhe të emergjencave të tjera.
Finalizimi i këtij projekti me implementimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës u financua nga qeveria gjermane përmes GIZ.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ministria për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale, Ogerta Manastirliu; Ambasadori gjerman, Peter Zingraf; GIZ country direcor, Sonja Kurz; Drejtori i Departamentit TZW, Andreas Tiehm; Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini; Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku dhe i gjithë stafi drejtues i Universitetit; përfaqësues të laboratorit dhe pedagogë.
Tashmë Shqipëria futet në rrjetin e monitorimit për identifikimin e Sars-Cov2 në ujërat e ndotura në funksion të shëndetit të popullatës me qasjen “One Health”.
Përmes analizave të mundësuara nga ky laborator përftohet një informacion paraprak për pikat e nxehta të përhapjes së virusit përpara përhapjes së tij në shkallë më të gjerë, në mënyre që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit të fokusojnë testimin në ato popullata më të rrezikuara.