Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, njeh nga afër përvojën e Landit Baden Württemberg të Gjermanisë në arsimin e lartë Dual.
Internacionalizimi i studimeve universitare në fushën e bujqësisë, mjedisit, ushqimit, veterinarisë dhe pyjeve, rritja e cilësisë së tyre,si dhe forcimi i formimit praktik të studentëve janë përparësi kryesore të reformimit të programeve të studimit të UBT. Në këtëkuadër, Rektori i UBT vizitoi universitete, institucione tëpolitikëbërjes, të transferimit të teknologjisë e njohurive, ferma dhe sipërmarrje të fushës së bujqësisë të Landit Baden Württemberg (BW) të Gjermanisë, me fokus kryesor njohjen nga afër të sistemit të studimeve universitare të integruara me praktikën ose sistemi Dual.
Për të njohur nga afër politikat e Landit BW në arsimin profesional dhe arsimin e lartë Dual në fushën e bujqësisë, Rektori Sallaku dhe delegacioni i tij patën takime në Ministrinë e Ushqimit, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Landit BW, nëStuttgart.
Hochschule für Wirtschaft und Umwelt (HfWU), Nürtingen-Geisslingen, ka një përvojë shumë të vyer në studimet universitare Duale në fushën e bujqësisë dhe është një universitet partner i UBT për zhvillimin dhe zbatimin e programeve Duale. Në kuadër të një projekti Erasmus plus (DualAFS), UBT në bashkëpunim me HfWU dhe një universitet finlandez ka zhvilluar dhe po zbaton programin e parë Dual Bachelor në fushën e zooteknisë dhe sigurisë së produkteve blegtorale. Gjatë vizitës në këtë universitet, Rektori Sallaku nënshkroi një Marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e HfWU, Prof. Dr. Adreas Frey, e cila synonintensifikimin e bashkëpunimit midis dy universiteteve dhemarrjen e përvojës së HfWU, kryesisht në fushën e arsimit të lartëDual.
Landi BW i Gjermanisë ka përvojën më të mirë në arsimin e mesëm dhe të lartë Dual. Në këtë Land arsimi i i lartë Dual është i përqëndruar, kryesisht, në Universitetin Dual të Baden Württemberg-ut. Një ndër kampuset e këtij universiteti ështëDuale Hochschule BW Ravensburg. Gjatë vizitës në këtëuniversitet, Rektori Sallaku pati mundësi të njihet nga afër edhe me arsimin e lartë Dual në fushën e bujqësisë, ekonomisë dhe teknologjisë.
Gjithashtu Rektori Sallaku njohu nga afër disa institucione të tjera bartëse të sistemit Dual të arsimit të lartë në fushën e bujqësisë.
Vizita në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë dhe Njohurive në bujqësi në Aulendorf, kishte si qëllim njohjen e rolit të kësaj qendre në realizimin e studimeve universitare Duale në fushën e bujqësisë dhe zooteknisë, që afrohen nga HfWU dhe DHBW–Ravensburg, si dhe përvojën e kësaj Qendre në transferimin e njohurive, teknologjisë dhe afrimin e shërbimeve në fushën e blegtorisë, prodhimit të qumështit dhe prodhimit foragjer. Nëfunksion të këtij qëllimi u vizituan edhe Shoqata e Agrobiznesit e BW si dhe dy ferma blegtorale të Rajonit Allgäu të këtij Landi.