UBT pjesë e eventit përmbyllës të programit të GIZ për ujin "Shërbimet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të orientuara drejt klientit dhe performancës"
Registrations are closed
Laboratori i analizave të ujrave të ndotur për Covid-19, viruseve dhe rezistencave ndaj antibiotikëve "Sistemi i Parandalimit të Hershëm" i ngritur në UBT është produkti i financuar nga GIZ, me rëndësi jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.
Jemi falenderues GIZ për bashkëpunimet e bëra me UBT deri më tani në çështje të ndryshme të sektorit bujqësor në vend, sukseset e të cilëve janë faktor premtues për vazhdimësinë e tyre edhe në të ardhmen.
Kënaqësi të jemi pjesë e reformave inovatore të ndërmara nga GIZ, ku me shumë interes shprehim gadishmërinë tonë për të mbështetur çdo çështje dhe për të ofruar asistencën e konsulencën tonë në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të sektorit bujqësor në vend.