Universiteti Bujqësor merr pjesë në Forumin Shkencor “Inovacionet për bujqësinë e qëndrueshme në Lituani dhe Shqipëri”

Registrations are closed

Në fjalimin e saj, Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Asoc. Erinda Lika foli për rolin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në zbatimin e politikave bujqësore nëpërmjet inovacionit dhe transferimit të njohurive.

Disa tematika të tjera mbi të cilat folën edhe referuesit kishin të bënin me arsimin bujqësor dhe tendencat e reja në transferimin e njohurive shkencore te fermerët, rëndësia e zhvillimit të hortikulturës, perimet dhe tendencat e reja në teknologjitë e serrave, shartimi si mjet për të lehtësuar streset mjedisore në prodhimin e perimeve etj. 

Më pas delegacioni nga Lituania vizitoi edhe Universitetin Bujqësor të Tiranës ku Rektori bëri një prezantim të gjerë të Universitetit mbi mundësitë e zhvillimit akademik, të kërkimit shkencor dhe shërbimet për të tretët, duke theksuar edhe qasjet dhe prioritetet e tij për të ardhmen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor. 

Date & Time
Monday
May 8, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.