Universiteti Bujqësor merr pjesë në Forumin Shkencor “Inovacionet për bujqësinë e qëndrueshme në Lituani dhe Shqipëri”
Në fjalimin e saj, Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Asoc. Erinda Lika foli për rolin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në zbatimin e politikave bujqësore nëpërmjet inovacionit dhe transferimit të njohurive.
Disa tematika të tjera mbi të cilat folën edhe referuesit kishin të bënin me arsimin bujqësor dhe tendencat e reja në transferimin e njohurive shkencore te fermerët, rëndësia e zhvillimit të hortikulturës, perimet dhe tendencat e reja në teknologjitë e serrave, shartimi si mjet për të lehtësuar streset mjedisore në prodhimin e perimeve etj.
Më pas delegacioni nga Lituania vizitoi edhe Universitetin Bujqësor të Tiranës ku Rektori bëri një prezantim të gjerë të Universitetit mbi mundësitë e zhvillimit akademik, të kërkimit shkencor dhe shërbimet për të tretët, duke theksuar edhe qasjet dhe prioritetet e tij për të ardhmen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor.