Sektori i Programeve dhe Kurrikulave ndjek me përgjegjësi problemet që lidhen me mësimin dhe merret me përgatitjen e programeve të reja të studimit për të gjitha ciklet e studimit, si dhe realizon rishikimin periodik të programeve ekzistuese që ofrohen në UBT. Kontrollon mbarëvajtjen e procesit mësimor si edhe të provimeve gjatë vitit në të gjitha njësitë e UBT, duke u bazuar në dokumentacionin bazë të rregullimit të organizimit, veprimtarisë dhe zhvillimit të procesit mësimor në Universitet.
Sektori i Programeve dhe Kurrikulave
Sektori i Programeve dhe Kurrikulave ndjek me përgjegjësi problemet që lidhen me mësimin dhe merret me përgatitjen e programeve të reja të studimit për të gjitha ciklet e studimit, si dhe realizon rishikimin periodik të programeve ekzistuese që ofrohen në UBT, më konkretisht:
- Kontrollon mbarëvajtjen e procesit mësimor si edhe të provimeve gjatë vitit në të gjitha njësitë e UBT, duke u bazuar në dokumentacionin bazë të rregullimit të organizimit, veprimtarisë dhe zhvillimit të procesit mësimor në Universitet.
- Kontrollon hartimin e programeve dhe planeve mësimore të disiplinave mësimore si edhe harmonizimin e tyre.
- Mbledh programet e lëndëve të ofruara në secilin cikël studimi, pas miratimit të tyre nga autoriteti përkatës, verifikon respektimin e formatit dhe parimeve të përcaktuara për hartimin e tyre dhe raporton për gjendjen tek Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC).
- Administron dokumentacionin e punës mësimore.
- Siguron përputhshmërinë e kurrikulave me kërkesat e Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Kontrollon ecurinë e zbatimin e kurrikulave gjatë vitit akademik, sipas cikleve të studimit.
- Ndjek e kontrollon zbatimin në praktikë të planeve dhe programeve mësimore të miratuara, evidenton mangësitë duke i sugjeruar organit epror masa konkrete për përmirësim dhe ndryshim eventual.
- Vlerëson propozimet e Fakulteteve për hapjen e programeve të reja të studimit, ndryshimin ose riorganizimin e programeve ekzistuese dhe përgatit një raport vlerësimi.
- Mbështet Sektorin e Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit Institucional në rastet e përgatitjes së raporteve për vlerësime të programeve të studimit, si për qëllim akreditimi, ashtu edhe për rastet e hapjes së programeve të reja, gjithmonë brenda kompetencës së saj, për çështje të mësimit dhe kurrikulave.
- Në disa raste mund të kërkojë edhe mendimin e ekspertëve, sipas fushës dhe problematikës, në përgatitjen e materialeve të kërkuara, ose të raporteve të vlerësimit.
- Miraton informacionin për plotësimin e faqes zyrtare të UBT dhe ja siguron këtë informacion sektorit të IT.
- Monitoron në sistemin e UBT modulet për secilin program sipas planeve mësimore të miratuara.
- Monitoron pedagogët përgjegjës për modulet, si dhe aktivitete të caktuara për një kategori user-ash në Sistemin e UBT.
Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë Vitit Akademik 2021-2022 ofron programe studimi në të gjitha ciklet e studimit të parashikuara në Ligjin e Arsimit të Lartë, Ligjin Nr. 80/2015:
- Programe profesionale 2-vjeçar
- Programe të Ciklit të Parë , Bachelor
- Programe të Ciklit të Dytë, Master I Shkencave dhe Master Profesional
- Programe te Ciklit të Tretë, Master Ekzekutiv dhe Doktorature
Shperndarja e Programeve të Studimit sipas Fakulteteve dhe Cikleve te Studimit janë:
Great stories have a personality. Consider telling a great story that provides personality. Writing a story with personality for potential clients will assist with making a relationship connection. This shows up in small quirks like word choices or phrases. Write from your point of view, not from someone else's experience.
Great stories are for everyone even when only written for just one person. If you try to write with a wide, general audience in mind, your story will sound fake and lack emotion. No one will be interested. Write for one person. If it’s genuine for the one, it’s genuine for the rest.
Bachelor
Master Shkencor