Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet FBU

Prof. Asoc. Dr. Anila KOPALI

Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet 

E-mail: ankopali@ubt.edu.al

Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ajo është diplomuar në vitin 1987 si Kimist Ushqimor, ka kryer Kurs pasuniversitar “Proçese dhe Aparate të Industrisë Kimike” , në vitet 1987-1988. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në Mars 2004, ka marrë gradën Doktor Shkencash në Qershor 2006, ku pjesën me të madhe të dokoraturës e ka realizuar në Universitetin Bujqësor të Athinës dhe në Janar 2012 ajo ka marrë titullin Profesor i Asocijuar. Ka një experience mbi 20 vjeçare në fushën e mësimdhënies në universitete brenda dhe jashtë vendit. Ajo është experte në ndërtimin e linjave teknologjike kryesisht të përpunimit dhe prodhimit të vajit të ullirit. Ka qenë Asistente programi për DENA (Shoqata Kombetare e Sipërmarrësve të Bulmetit), mbështetur nga ORT-USAID dhe Land O’Lakes për një periudhe 2 vjeçare. 

Prej vitit 2012 është Përgjegjëse e Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ka realizuar botimin e 2 librave universitare në fushën e inxhinierisë ushqimore dhe të disa skripteve. Ajo është titullare e disa moduleve me rëndësi në programet e studimit në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ka marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me rëndësi madhore në zhvillimin e industrisë ushqimore dhe sistemit universitar. Aktualisht është e përfshirë në disa projekte ku UBT është koordinatori kryesor. Gjatë kësaj periudhe të gjatë në mësimdhënie ajo ka udhëhequr mbi 50 diploma në nivel master dhe 1 doktorature. Ka marrë pjesë në shumë trajnime të realizuara brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka realizuar një sërë studimesh rezultatet e të cilave janë paraqitur në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar rreth 16 artikuj shkencor brenda dhe jashtë vendit, në revista shkencore të rendesishme.

 

Edukimi

Profesor i Asocijuar, Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit,Universiteti Bujqesor, 2012

PhD, Teknologjia Ushqimore, Universiteti Bujqesor i Tiranes, 2006

Master Shkencor në Inxhinjeri Ushqimore, Fakulteti i Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes, 2004
Bachelor në Kimi Industriale – Fakulteti i Shencave te Natyres, Universiteti i Tiranes,1987

Lendet:

Bazat e Transmetimit ne Teknologjine Ushqimore; Proceset Themelore ne Teknologjine Ushqimore; Kimia Fizike e Ushqimeve.

Interesat kërkimore

Inxhinjeria ushqimore, Teknologjia Ushqimore

     
Shkarko CV