Lektor

Prof. Dr. Bardhosh FERRAJ

Lektor

E-mail: bferraj@ubt.edu.al


Edukimi

1983, Titulli, Agronom i Lartë- ILBujqësor, Tiranë(diplomë)
1999-2001, SHPU/Shkolla e Lartë Pasuniversitare – Fakulteti I Bujqësisë & Ekonomisë në UBTiranë – lista e notave
2001, MsC/Master në Hortikulturë (FB & Ekonomisë - diplomë)
2005, Gjuha e huaj Anglisht – Fakulteti Gjuhëve të Huaja Tiranë (document)
2005, Dr. në Shkencat Bujqësore(Fakulteti i B & M - diplomë)
2011, Prof.Assoc.Dr.(UBT, Fakulteti i Bujqësisë & Mjedisit - diplomë)
2016, Prof.Dr.(UBTiranë, Fakulteti i Bujqësisë & Mjedisit - diplomë)

 



Prof. Dr. Bardhosh Hetem Ferraj është Lektor në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, në modulin Pomologji 1 dhe 2, (Hortikulturë), Bazat e Pemtarisë(Agromjedis), Prodhim Bimor(Fakulteti Ekonomik), Teknologji të avancuara në pemtari(MP në Hortikulturë, Frutat dhe perimet e rralla. Si modulin kryesor ku ushtron angazhimin bazë është Pomologjia 1 dhe 2 që si objektiv kanë specie drufrutore, origjinën, përhapjen dhe rajonizimin e tyre,aspekte të biologjisë dhe fiziologjisë, pjesë të deskriptorit të bimës, kërkesat për klimë dhe tokë, sjelljen e kultivarëve dhe nënshartesave, teknologjitë dhe skemat e kultivimit, promovimin e formave intensive, përshkrimin e kultivarëve më të mirë, sistemet e menazhimit të tokës, ujitjes, prodhimin e integruar e organi, investimin dhe gjenerimin e kapitalit financiar dhe njerëzor për arësye ushqimi dhe biznesi. Prof. Ferraj është diplomuar si Agronom i Përgjithshëm në vitin 1983, në Fakultetin e Bujqësisë të Institutit të Lartë Bujqësor (sot UBTiranë. Për rreth 15 vjet ka punuar në sistemin e bujqësisë ai specialist prodhimi, agronom dhe Kryetar i Degës Prodhimit në Koopetarivën Bujqësore Zogaj Tropojë, për 1 vit, specialist perime – pemtari në Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Tropojë, për 4 vjet,  agronom perimesh në Serat e NB Vlorë, për 2 vjet, si K/Agronom në NB Babicë Vlorë, për 3 vjet  dhe si Drejtor  dhe specialist i pemtarisë në IPVlorë për 8 vjet. Në vitet 1999 – 2002, Prof Ferraj ka mbaruar pranë UBT nivelin e kualifikimit SHPU dhe ka mbnrojtur mikrotezën “Prodhimi i fidanave frutor në kushte të serave me nebulëzim”. Në vitet 2002 – 2004 ka punuar për temën e doktoraturës në një projekt bashkëpunimi IP Vlorë UB Tiranë IMBimëve Durrës, Universiteti Virginia, Univ. Pensilvanisë, Univ. Dejvisit, USA duke përmbyllur me sukses studimin “Prodhimi i vajit të  integruar extra dhe vergine nga kultivë ulliri shqiptar” Titullin PhD e ka mbrojtur në Maj të vitit 2005 me studimin “Ndikimi i sistemeve të menaxhimit të tokës mbi treguesit saior dhe cilësor të vajit të ullirit”, si pjesë e projektit të lançuar më sipër. Prof B. Ferraj ka kryer disa trajnime afat shkurtëra në disa Universitete dhe Institute Kërkimor; në vitin 2000, në Dejvis Kaliforni për prodhimet organike, në vitin 2002, në Universitetin e Romës, për pemtarinë kodrinore, në vitin 2002 dhe 2004 në IAM Bari Itali për prodhimin e fidanave të çertifikuar dhe ujitjen e pemëve dhe vreshtave, në vitin 2007 për prodhimet tipike në pemtari dhe perime.


Shkarko CV