Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Bejo BIZHGA

Përgjegjës Departamenti

E-mail: bbizhga@ubt.edu.al


Prof. Asoc. Dr. Bejo Bizhga është diplomuar si mjek Veteriner në Fakultetin e Veterinarisë, Universiteti Bujqësor, Tiranë (1984-1989). Dr. Bejo Bizhga është diplomuar si mësues biokimie në Fakultetin e Biologji-Kimisë, Universiteti Eqerem Cabej (1993-1997). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (Maj 2004) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (Shkurt 2013). Që prej vitit 1999 është pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit Aristotelis, Greqi dhe Universiteteve të Kroacisë, Austrisë, Mbreterisë së Bashkuar etj. Është lektor dhe titullar i moduleve “Parazitologji Veterinare” dhe Diagnozë Laboratorike per 10 vjet (1999-2008). Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autor e bashkëautor e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e përgjegjësit të Departamentit të Moduleve Paraklinike prej 2016.

Edukimi

Profesor i Associuar  2013

PhD, Mjekesi Veterinare, Universiteti Bujqesor i Tiranes,     20 04

Studimet “Master ne Veterinari”, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Tirane,     200 2

Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,

Dega Biologji-Kimi. Titulli i diplomës: Mësues biokimie. 1997

Diploma në “Mjekesi Veterinare”, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Tirane ,  1989

 

Lendet: Parazitologji Veterinare

Interesat kërkimore. 

Parazitologji Veterinare; Imunoparazitogji; Helmintologji Veterinare;  Araknoentomologji Veterinare.


Shkarko CV