Lektore

 

Dr. Blerta MOÇKA

Lektore

E-mail: bmocka@ubt.edu.al


Është pedagoge në Departamentin e Matematikë-Informatikës të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 11 vitesh.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga 2016, e specializuar në fushën e Informatikës, pranë Departamentit të Informatikes, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Ka dhënë mësim disa lëndë të ndryshme programimi. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore e një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Publikimet e saj të fundit përfshijnë aplikimin e Inteligjencës së Biznesit në sistemet bankare dhe në prokurimet publike. Fushat kryesore të studimit të saj janë: Bazat e të dhënave, Inteligjenca e Biznesit, gjuhët e programimit dhe Virtualizimi.