Leksion të hapur mbi komunikimin institucional me Prof. Asoc. Dr. Alban Tartari

Prof. Asoc. Dr. Alban Tartari zhvilloi një leksion të hapur me temë "Raportimi dhe komunikimi institucional, marrëdhëniet me publikun online".

Leksioni ofroi dije dhe këshillim karriere për studentët mbi rëndësinë e komunikimit dhe dallimin mes llojeve të ndryshme të tij, pse është i rëndësishëm komunikimi institucional dhe cilat janë specifikat e tij, kanalet e komunikimit, përcaktimi i publikut të cilit i drejtohemi dhe trendet aktuale të komunikimit dhe marrëdhënieve publike.

Ndërsa tregoi eksperiencat e tij në tregun e punës ndër vite, Prof. Tartari tha për studentët se komunikimi është mjeti më i rëndësishëm, për të mos thënë kryesori, në zhvillimin e karrierës së një individi. 

Sipas tij, nëse një person di të komunikojë shumë mirë ai ka shumë mundësi të jetë një profesionist i suksesshëm. 

Studentët shprehën një interes dhe një vlerësim të madh mbi leksionin.


Kampionati Kombëtar Universitar në Ping-Pong