Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes u prezantua projekti për Fermë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Në të morën pjesë Znj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe  Z. Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH; Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës së bashku me stafin e tij dhe studentë. 

Pikërisht në këtë pasuri natyrore të menaxhuar nga vetë Universiteti është projektuar ndërtimi i një qendre në shërbim të universitetit dhe të komunitetit, ku do të kryehen të gjitha veprimtaritë e mirëfillta të një qendre multifunksionale brenda një qarku të mbyllur. 

Ky projekt synon ta kthejë fermën në një qendër dijesh me infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore, në qendër të trajnimit dhe kërkimit shkencor e në burim idesh për të rinjtë në gjenerimin e sipërmarrjeve të reja. 

Në përbërje të saj ferma do të ketë bankën gjenetike, fermën blektorale me cikël të mbyllur brenda saj, plantacionet e luleve dhe bimëve aromatike, hortikulturën, klasa trajnimi dhe kërkimi shkencor, një park agro-turistik, dyqane me produkte ushqimore, restorant, akomodim etj. 

Objektivat kryesore të takimit u bazuan tek zhvillimi rajonal, modelet e aplikuara të zhvillimit dhe qendrat rajonale të zhvillimit. Mbi këtë u zhvillua edhe një panel bashkëbisedues me të ftuarit mbi sfidat e sipërmarrjes dhe mundësitë e bashkëpunimit midis/ brenda sektorëve dhe aktorëve në vend e rajon.

Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e institucioneve të larta shtetërore u shprehën se do të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e tyre për të ndihmuar të gjithë aktorët dhe hallkat e këtij projekti për ta vënë në zbatim dhe pse jo për të ideuar dhe nxitur  implementimin e të tjera projekteve të ngjashme. 

Në fjalën e tij, Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku shprehu përgjeshmërinë e tij dhe të stafit për angazhimin maksimal në dhënien e kontributit të Universitetit si aktor dhe bashkëpunëtor në implementimin e këtij projekti. Ai shtoi se UBT po vazhdon të ecë në rrugën drejt vizionit për kthimin e UBT në një qendër të transferimit të njohurive. 

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të mbahet konferenca me temë “Arsimi universitar i dyfishtë – një model premtues...