Në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të mbahet konferenca me temë “Arsimi universitar i dyfishtë – një model premtues për përmirësim trajnimi praktik dhe suksesi në punësim i studentëve në shkencat bujqësore dhe ushqimore”.
Konferenca do të zhvillohet në 15 nëntor 2023, tek salla e konferencave “Lucë Agraja”, godina e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Përmes një axhende të ngjeshur, konferenca do të ketë prezantime dhe referime të ndryshme nga profesorët e UBT, të universiteteve të tjera pjesëmarrëse dhe nga përfaqësues të delegacionit europian.
Konferenca realizohet në kuadër të punimeve të partnereve të projektit ERASMUS+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe puna praktike në bujqësi dhe siguri ushqimore (DUAL AFS)”.