Sesioni intormues nga Karolina Halatek

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT,  organizoi një leksion të hapur për studentët e tij me të ftuar artisten polake Karolina Halatek.

Ajo është  një artiste vizuale bashkëkohore polake që punon në një fushë të artit instalues, duke përdorur dritën si një mjet kyç.

Leksioni me temë “Instalime zhytëse në hapësirën publike” u hap nga Asistent Lektorja në UBT, Dea Buza, e cila, teksa falenderoi Znj. Halatek për ndarjen e eksperiencës së saj profesionale me studentët tanë, i ftoi studentët të përvetësojnë mundësitë e shumta që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës për zhvillimin dhe aftësimin profesional, në mënyrë që më pas të fitojnë lirinë për të shprehur frymëzimin e tyre artistik në ideimin dhe strukturimin e peizazheve publike të vendit dhe jo vetëm.

Artistja polake referoi para studentëve mbi përdorimin e elementeve arkitekturore, vizuale dhe skulpturore  në krijimin e veprave të ndryshme të artit në hapësirat publike.

Studentët patën mundësinë të shihnin edhe disa nga punimet e saj më të arrira dhe moderne, ku edhe  bashkëbiseduan me të për të mësuar më shumë mbi  teknikat e reja inovatore të arkitekturës së peizazhit dhe hapësirave publike.


Sesioni informues nga Agjencia e Startup Albania