Studentët e FBM takim të hapur me Ambasadorin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit që studiojnë në shkencat e mjedisit dhe menaxhimit të burimeve natyrore zhvilluan një takim të hapur me Ambasadorin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Z. Reinout Vos dhe ekipin e tij. 

Ata shkëmbyen ide dhe bashkëbiseduan mbi qasjet e tyre akademike dhe eksperiencën e studimit në UBT, mundësitë që shfaqen aktualisht në tregun vendas dhe prioritetet e tyre për të ardhmen në profesionin e zgjedhur. 

U diskutua gjithashtu rëndësia e përfshirjes së studentëve në projekte të ndryshme gjatë periudhës së studimeve dhe kryesisht zgjerimi i mobiliteteve përmes projektit Erazmus. 

Ky takim u shëbeu studentëve për të kuptuar se UBT është gjithnjë aty për ta për t'i dëgjuar. Është aty për t'iu krijuar mundësi të reja duke qenë të hapur dhe transparet e duke ofruar më të mirën në fushën akademike sipas standarteve ndërkombëtare. 

Po ashtu, vërtetoi akoma më tepër faktin se UBT po 'përqafohet' nga studentë që synojnë arritjet profesionale në fushat që operohen këtu duke na bërë të krenohemi çdo ditë e më tepër.


Leksion të hapur mbi komunikimin institucional me Prof. Asoc. Dr. Alban Tartari