UBT më pranë BOKU Vjenë

Së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Anila Denaj zhvilluam një vizitë të suksesshme në BOKU Vjenë, ku diskutuam modalitetet dhe hapat e fundit para firmosjes së Projektit të Bashkëpunimit BOKU-UBT 2030.

Nëpërmjet implementimit 4-vjeçar të këtij projekti, synohet reformimi i thellë i UBT-së, në mënyrë që të përafrohet brenda vitit 2030 me BOKU dhe universitetet homologe europiane në të tre kolonat e misionit të tij: programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive.

Ky projekt unikal reformimi dhe ndërkombëtarizimi e bën UBT Universitetin e parë në vend që projekton të ardhmen e tij me modelin e një ndër universiteteve më të mira në Evropë me një histori suksesi mbi 150 vjeçare në bujqësi, mjedis, bioteknologji, shkenca pyjore, ekonomi dhe zhvillim rural.

Fillojmë nga implementimi në fillim të vitit 2024 me një plan të detajuar aktivitetesh të cilat do të realizohen nga ekspertët më të mirë të BOKU në bashkêpunim të ngushtë me stafin akademik të UBT. 

Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes.

Lançohet projekti i shpallur fitues me temë "Hartëzimi dhe vlerësimi i habitatit dhe të llojeve të rriqrave që gjenden në Shqipëri dhe përcaktimi me PCR i patogjeneve që mbartin"