UBT në panairin “Ditët e Informimit të Maturantëve”

Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e panairit të 15-të të “Ditëve të Informimit të Maturantëve” organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Tiranë.

Në këtë panair shëtitës në 22 rrethe të Shqipërisë, universitetet pjesëmarrëse, shtetërore dhe private, do tju prezantojnë maturantëve ofertat e studimit që ato kanë.

Një ekip përfaqësues nga të pesë fakultetet e UBT ofruan për maturantët njohjen me të gjitha programet e studimit që ka në potencialin e tij UBT dhe këshillimin apo orientimin e tyre për ndjekjen e studimeve universitare aty, për mundësitë e larmishme që ofron dhe punësimin e sigurt.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve në koodinim me organizatorët po manaxhojnë gjithë aktivitetin, të konsideruar si më i madhi i llojit të tij në vend, duke krijuar mundësinë që të gjithë gjimnazistët në fasha oraresh të përcaktuara të kenë mundësi të marrin informacionin e nevojshëm nga të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend.

Ekipi i UBT në datën 26 shkurt, në ditën e parë të çeljes së panairit ishte i pranishëm me stendën e UBT në qytetin e Peshkopisë, ku morën pjesë gjimnazistët e shkollave të mesme dhe atyre të bashkuara të Dibrës, Bulqizës, Matit dhe Klosit.

Në vijim, në datën 27 panairi u zhvillua në qytetin e Kukësit ku morën pjesë edhe maturantët nga Hasi dhe Tropoja.

Fakulteti i Shkencave Pyjore feston sot 60 vjetorin e "Ditës së Inxhinierit të Pyjeve"