UBT në panairin “Ditët e Informimit të Maturantëve” në qytetin e Kukësit, Lezhës, Shkodrës, Beratit dhe Kavajës.

Në vazhdim të programit të panairit ekipi përfaqësues nga të pesë fakultetet e Universitetit Bujqësor të Tiranës prezantoi  për maturantët e qyteteve të ndryshme ofertën akademike të UBT dhe mundësitë e shumta që ai ofron për studentët,  duke i këshilluar apo orientuar  për ndjekjen e studimeve universitare aty, për të patur një të ardhme të shkëlqyer profesionale dhe punësimin të sigurt.

Maturantët u njohën me rëndësinë e të studiuarit në UBT, me të gjitha programet e studimit, përfshirë edhe diplomat duale si një risi,, degët me prioritet kombëtar që një student gjen në UBT dhe përfitimet që kanë, bursat gjatë studimeve, intershipet që studentët e UBT zhvillojnë si brenda dhe jashtë vendi nga marrëveshje të ndryshme që kemi me shumë universitete evropiane dhe jo vetëm, intershipe me institucione apo biznese të ndryshme në vend, godinat e reja studentore brenda kampusit të UBT apo dhe shërbimet e tjera studentore që ofrohen në UBT nga strukturat përbërëse të saj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton të gjithë maturantët të zgjedhin UBT, një univers unik dijesh që ofron njohuri në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, bioteknologjisë dhe ushqimit, ekonomisë dhe agrobiznesit, shkencave pyjore dhe mjekësisë veterinare.

Zgjidh UBT, Universiteti i jetës!


Sesioni intormues nga Karolina Halatek