Vizitë e Ambasadorit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Z. Reinout Vos, në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Rektori i UBT-së Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim kortezie Ambasadorin Vos dhe ekipin e tij ku i njohu me fushat e studimit dhe të kërkimit shkencor, shërbimet, kapacitetet dhe mundësitë që ofron UBT. Po ashtu, u prezantuan objektivat dhe plan-projektet e UBT për zhvillimin e tij në të gjitha drejtimet në kuadër të ndërkombëtarizimit. 

Nga ana tjetër, Ambasadori holandez shprehu mbështetjen e Qeverisë Holandeze për konkretizimin në vazhdimësi të marrëveshjeve të UBT me universitetin homolog në Holandë.

Të dyja palët u shprehën të hapur për kontribute të ndërsjellta mes dy vendeve duke u fokusuar në disa drejtime të favorshme bashkëpunimi. 

Takimi pasoi edhe me një vizitë në Laboratorin Kërkimor të Mbrojtjes së Bimëve në Shqipëri në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.


Konferenca nderkombetare “Food safety - a permanent challenge”