Kampionati parë kombëtar i volejbollit studentor

Sot në datë 24.05.2023 u zhvillua ceremonia e hapjes për Kampionatin e Parë Kombëtar Universitar të Volejbollit për meshkuj. Qindra studentë u bënë pjesë e këtyre emocioneve ku duket se konkurenca do të jetë e fortë. Ky aktivitet shënon dhe krijimin e ekipit të volejbollit për meshkuj në Universitetin Bujqësor të Tiranës me organizator dhe trajner të ekipit studentin e FEA-s, Mateo ARBANA.   
Në ceremoninë e hapjes, Presidenti i FSHSU z. Besnik Veliu mbajti fjalën e rastit ku theksoi rëndesinë e Sportit Universitar dhe e cilësoi atë si një urë lidhëse dhe si menyrën me të mirë për të spikatur talente për sportin profesionist.

Emrat e studentëve të cilët përfaqësuan Universitetin Bujqësor të Tiranës janë si më poshtë:

Mateo ARBANA
Ergys AGA
Ergis MURTO
Leandro NDOJ
Rei MERKAJ
Kristi MEZINI
Ledio DEDAJ
Endri ÇELMETA
Fabian SULA
Elvi IBI
Armand ZEFI
Renis REXHEPI
UBT në PCU-Game Antwerpen (Belgjikë)
Antwerp 2022