UBT në PCU-Game Antwerpen (Belgjikë)
Antwerp 2022

Në datat 27-29 prill 2022, në Antwerp të Belgjikës u organizua kampionati i 23-të i PCU-Game ku motoja është “FairPlay” dhe “Friendship”. Në këtë aktivitet ndërkombëtar u organizuan kampionati i basketbolli, volejbolli dhe futsall (futbolli në sallë), si për meshkuj ashtu dhe për femra.
Në këto aktivitete morrën pjesë 23 universitete ku pjesa më e madhe e të cilave u përfaqsuan në të tre sportet si për meshkuj dhe për femra.  

Në këtë aktivitet studentor ndërkombëtar, Universiteti Bujqësor i Tiranës morri pjesë për herë të parë me ekipin e tij të basketbollit për meshkuj ndërsa në nivel kombëtar morrën pjesë Universiteti i Gjirokastrës (E. Çabej) dhe Universiteti Prizrenit (U. Hoti), të dyja morrën pjesë në kampionatin e futsallës. Për UBT ishte hera e parë që merrnim pjesë ndërsa për universitetet e lartpërmendura ishte hera e katërt. 
Ekipi i basketbollit të UBT zuri vendin e gjashtë në këtë aktivitet por aspekti më i rëndësishëm është pjesëmarrja ku tashmë e kemi të qartë nivelin shumë të lart sportiv universitar dhe seriozitetin e këtyre garave të organizuara nga Universiteti i Antwerpen (Belgjikë).



Foto nga kampionati Antwerp 2022

Në nivel kombëtar, vlen të përmendim që Universiteti Gjirokastrës doli nënkampion në Futsall (meshkuj) ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës, në fund të aktivitetit, u rendit i gjashti. Në ceremoninë mbyllëse të “PCU Panathlon Game 2022”, u morën disa vendime të rëndësishme. Në fillim, me votim unanim, Rusia dhe Bjellorusia u përjashtuan përkohësisht nga këto lojra, organizimi të cilave njihet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Një vendim tjetër i rëndësishëm ishte rregjistrimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës si    
antar i PCU Panathlon Game.
Universiteti Bujqësor i Tiranës fillon aktivitetet sportive studentore për vitin akademik 2022-2023.