Në
datat 02-05 Maj 2023 u zhvillua Kampionati Kombëtar Studentor i FutSallës (futbollit në sallë të mbyllur). Është hera e parë që Universiteti Bujqësor i Tiranës merr pjesë në këtë disiplinë me një ekip të krijuar rishtazi dhe që premton shumë. Theksojmë faktin se studentët që përbëjnë përfaqësuesen e UBT, janë kryesisht student të viteve të para duke na dhënë shpresa për rezultate shumë të mira në të ardhmen.
Në këtë aktivitet,
skuadra e futbollit në sallë e UBT u shpall nënkampione e kampionatit kombëtar.
Ekipi i futsallës që përfaqësoi Universitetin Bujqësor të Tiranës përbëhet nga s tudentet:
Daniel Kodra (FSHP)
Gledis Deda (FSHP)
Elnad Davidi (FSHP)
Endri Boduri (FSHP)
Romeo Toska (FMV)
Kevin Kosova (FEA)
Xhoni Papadhimitriu (FEA)
Edlir Mali (FBM)