Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+, ofron mundësinë për bursa studentore për të zhvilluar një periudhë mobiliteti në Universitetin e Maribor, Slloveni.
Për Studentët, dokumentat për të marrë pjesë në aplikim janë:
- CV në formatin Europass në gjuhën angleze
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Listë notash në gjuhën angleze
- Kopje e Pasaportës
Afati i dorëzimit të dokumentave është 10 Dhjetor 2022, në adresën erasmusoffice@ubt.edu.al