Erasmus+ Milano, Itali


Në kuadër të projektit Erasmus+ “Credit Mobility”, midis Universitetit të Milanos (UMIL) dhe
Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për lëvizje studentësh nga UBT drejt
UMIL, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2022-2023.
Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët në ciklet bachelor dhe master shkencor nga fakultetet e
Bujqësisë dhe Mjedisit, Mjekësisë Veterinare dhe Bioteknologjisë dhe Ushqimit, për t’u bërë pjesë e
shkëmbimeve Erasmus+ me University of Milan, Itali. Paraprakisht studentët duhet të
kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në universitetin pritës
(https://www.unimi.it/en/education)

Dokumentet e nevojshme për aplikimin janë:

1.Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);

2. Curriculum Vitae (në anglisht ose italisht);
3. Listë e përditësuar e notave;
4. Letër Motivimi (në anglisht ose italisht);
5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Italiane ose Angleze (niveli B1 sipas CEFRL);
6. Vetëm per student doktorant: Përshkrim në anglisht i aktivitetit kërkimor që kërkohet të
zhvillohet në institucionin pritës.

 

Dërgimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe
aut.unimi@ubt.edu.al

Afati i fundit për aplikim është data: 31 TETOR, 2022.

Bursa shkëmbimi Erasmus+ në Spanjë