Thirrje Bullgari

NJOFTIM

Nëntor 2023

Në kuadër të projektit Erasmus + Ka171 midis Univeritetit të Sofies St. Kliment Ohridski dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për semestrin e dytë 2023-2024 në Sofie, Bullgari- 1 kuotë.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentët e nivelit Bachelor dhe Master i Shkencave të Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Studentët fitues do të studiojnë në Universitetin e Sofias, Fakulteti i Biologjisë për një semestër. Qëndrimi do të jetë  4.5 muaj.

Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit, ose kontaktoni koordinatoren e projektit Prof. Aida Bani.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:

 

-          Listë notash;

-          Letër motivimi në gjuhën angleze;

-          CV në gjuhën angleze;

-          Vërtetim studenti

Afati i dërgimit të dokumentacionit është deri më datë 23/11/2023.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: abani@ubt.edu.al dhe

  erasmusoffice@ubt.edu.al


Thirrje Bullgari 

Thirrje AFYON Turqi