Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen për aplikime për tu regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2022-2023.



Njoftohen të gjithë aplikantët se në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofrohen 5 (pesë) programe studimi të ciklit të tretë Doktoraturë.

  1. Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

  2. Doktoraturë në  “Shkencat Bujqësore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

  3. Doktoraturë në “Shkencat Mjedisore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

  4. Doktoraturë në “Shkencat Veterinare”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

  5. Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Luten të gjithë kandidatët e interesuar të informohen për kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikim sipas  programeve në linqet më poshtë. 

Aplikimi fillon në datën 25.01.2023 dhe afati i fundit i dorëzimit të dosjeve është data  28.02.2023.  Dorëzimi i dosjeve bëhet tek personat e kontaktit në fakultete (kontaktet i gjeni tek dokumentacioni i kërkuar për çdo program studimi). Ftohen të aplikojnë kandidatët nga Shqipëria, Kosova dhe kandidatët me origjinë Shqiptare nga Maqedonia e Veriut. 

Thirrje për aplikim në programin e Doktoraturës në “Shkencat Mjedisore” ofruar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit