Sipas kësaj skeme, studentët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM 440/2023, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kredi studentore, për financimin e kostove të studimeve. Kjo e fundit përfshin tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës që përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 40.000 lekë/muaj.
Një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit nga fondi për arsimin e lartë.
Renditja e aplikimeve të studentëve për kredi studentore do të bëhet nga komisioni që ngrihet nga AKFAL, bazuar në kushtet e përcaktuara në pikën 7, të VKM-së nr.440/2023, që janë:
-Vlera e kredisë së kërkuar,
-Lloji i programit të studimit ku është regjistruar studenti,
-Rezultatet e studentit kërkues për kredi studentore.
Studentët mund të aplikojnë në portalin UAlbania, duke plotësuar formularin e aplikimit për kredi studentore, më pas të dorëzojnë dokumentacionin dorazi, sipas aneksit 1 dhe 2, nga data 15.02.2024 në adresë të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, adresa: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Më shumë informacion gjeni në linkun:
Njoftim_publik_per_
Njoftim Publik per aplikimin e studenteve per kredine studentore