Hapen thirrje për pjesmarrje për Pedagogë dhe Studentë në programin SUSI

Programi SUSI, Studimi i Instituteve të SHBA-së (SUSI) janë programe akademike 5-6 javë që fokusohen në tema studimi për grupe studentësh, studiuesish dhe mësuesish të huaj.

Për rrjedhojë janë hapur thirrjet për pjesëmarrje në këtë program për pedagogë në disa fusha të caktuara, si American Politics and Political Thought, Contemporary American Literature, Journalism and Media, U.S. Culture, Identity, and Society, U.S. Economics and Sustainable Development, U.S. Foreign Policy.

Afati i fundit i aplikimit është data 25 nëntor 2023

Qëllimi i Institutit është të forcojë kurrikulat dhe të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies në institucionet akademike. Studimi do të zhvillohet në institucione të ndryshme akademike në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë pesë javëve në verën e vitit 2024

Edhe Programi SUSI për studentët fton të aplikojnë studentët e nivelit të parë Bachelor të viti të parë dhe të dytë në fushat:

-The Study of the U.S. Institutes on Journalism and Media

-The Study of the U.S. Institutes on Environmental Issues.

Afati i fundit i aplikimit është data 12 nëntor 2023

Programi përfshin një qëndrim intensiv akademik, një vizitë studimore arsimore në një rajon tjetër të Shteteve të Bashkuara dhe mundësi për pjesëmarrësit që të angazhohen me bashkëmoshatarët amerikanë, aktivitete, shërbime në komunitet dhe zhvillimin e lidershipit.

Aplikantët e mundshëm inkurajohen të vizitojnë faqen e internetit të SUSI për të marrë informacion më të detajuar.

https://al.usembassy.gov/the-study-of-u-s-institutes-susi


OFERTE – PUNE