Hapet thirrja për aplikim për programin Global UGrad 2024-2025 nga Ambasada e SHBA

Ftohen të marin pjesë edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Për të gjithë të interesuarit, Ambasada organizon një seancë informuese më 14 nëntor, ora 15:00,  në Këndin Amerikan, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Programi i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim. Ai është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve të studiojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të ekspozohen në shoqërinë, kulturën e institucionet akademike të SHBA duke rritur aftësitë e tyre profesionale.

Afati i aplikimit:  15 dhjetor, 2023

Kriteret e aplikimit:

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:

-Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri,

-Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër,

-Student në vitin e parë I Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD,

-Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore,

-Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe),

-Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesave të programit.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online 2024 Global UGRAD online application!

Hapet thirrja për pjesëmarrje për studentë në edicionin e pestë të Konkursit të Punimeve Kërkimore organizuar nga Clean Score.