Kërkimet shkencore në fushën e Antimikrobiko Rezistencesës - fushë e rëndësishme e kërkimit shkencor në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Si një ndër problemet më madhore e serioze, që përfaqëson ndoshta krizën më të madhe globale sot në shëndetin publik në botë, e ngjashme me ndryshimin e klimës, rezistenca antimikrobike (AMR) është bërë një ndër fushat kryesore kërkimore të stafit të UBT.

Në këtë kuadër, një ekip studiuesish nga Boston University, USA, konkretisht Dr. Indorica Sutradhar, Dr. Darash Desai dhe Neila Gross, zhvilluan një leksion të hapur me temë: Antimicrobial Resistance-Research and Inovation.

Në këtë leksion, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, pedagogëve e kërkuesve shkencorë që merren me studimin e kësaj tematike, përveç prezantimit të aktivitetit të UBT në këtë fushë, si institucioni i vetëm në vend dhe rajon që ka një laborator shkencor mbi sistemin e paralajmërimit të hershëm (COVID-19) dhe analizimin e AMR, studiuesit amerikane prezantuan eksperiencën dhe aktivitetin e tyre në fushën e trajtimit të kësaj çështjeje.

Vizita e ekipit nga Universiteti Boston, USA, u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit shkencor të Universitetit Bujqësor të Tiranës, drejtuar nga Prof. Dr. Erinda Lika, eksperte e kësaj fushe në vend, ku përveç organizimit të aktiviteteve të tilla, përfshihen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta të lidhura me këtë fushë të rëndësishme shkencore, të tilla si pjesëmarrja në projekte shkencore, publikime shkencore dhe pjesëmarrja në aktivitete shkencore të përbashkëta, shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve të programit Doktoraturë, etj.

Bashkëpunime të tilla dëshmojnë edhe njëherë mbi vlerat, infrastrukturën shkencore të disponueshme dhe kapacitetet humane të UBT, si treguesit kryesorë që e bëjnë atë një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në vend në trajtimin dhe analizimin e këtyre çështjeve.

Janë hapur aplikimet online në portalin AKFAL për kredi studentore