Mbështetje financiare prej 40 mijë lekë/muaj për Maturantët që do të studiojnë në programet prioritare në UBT

Qeveria Shqiptare ka hequr sot kufirin e notës mesatare prej 8.5 për të përfituar mbështetje financiare për ato maturantë që dëshirojnë të studiojnë në programet mësimore të konsideruara prioritet kombëtar të ofruara nga UBT.

Dëshironi që për studimet tuaja, jo vetëm të mos paguani, por të merrni një pagesë të barabartë me rrogën minimale në Shqipëri?

Regjistrohu në një prej programeve të studimit në UBT:

 

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

Bachelor në Shkenca Mjedisore "Menaxhimi i Burimeve Natyrore"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Agronomi"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Biologji Marine dhe Akuakulturë"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Mbrojtje Bimësh"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Hortikulturë"

Bachelor në Inxhinieri Agrare "Agromekanizim"

Bachelor në "Agrobiologji"

 

Fakulteti i Shkencave Pyjore

            Bachelor në "Inxhinieri Pyjore"

            Bachelor në "Inxhinieri Përpunim Druri "

 

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

            Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”

            Bachelor në “Menaxhim i Turizmit Rural”

 

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

             Programi i Integruar i Ciklit të Dytë të Studimit në “Mjekësi Veterinare”

 

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

             Bachelor në “Teknologji Agroushqimore”

             Bachelor në “Vreshtari - Enologji”


do të përfitoni një pagesë mujore prej 40 000 lekë/muaj, gjithashtu nuk do të duhet të paguani Tarifën e Studimit.

Për më tepër do të keni mundësi të akomodoheni në një ndër kampuset më të bukur në Ballkan për vetëm një pagesë simbolike në muaj prej 5 000 lekë.

Dëshironi që diploma juaj të ketë vlerë dhe punësimi juaj të jetë i garantuar që ditën kur ju diplomoheni? UBT jua garanton këtë.


Dëshironi që ju të diplomoheni njëkohësisht në dy universitete njëherësh nëpërmjet programeve duale? Universitetit Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e BOKU Vjenë dhe Viterbo, Itali ofrojnë mundësinë që të merrni dy diploma njëherësh në këto programe.

Të dashur maturantë,
Regjistrohuni në Universitetin Bujqësor të Tiranës për t'i dhënë vlerë diplomës suaj, diplomë e cila është njohur në çdo vend të botës që para viteve '90.




FMV Grafiku i Provimeve