Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Tiranës, Shoqata EBTNA-Euro Biotech ĉematic Network, Cost Action EPICATCH, The COST Action 18238 Ocean4Biotech, Universiteti Ben Gurion i Negevit, Izrael, dhe Universiteti i Janinës, Greqi, organizon Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Ujërat, Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm-WEPSD”, më 22-23 shtator 2023,
Kjo konferencë është një mundësi për studiuesit dhe lektorët nga universitetet, institucionet, bizneset dhe agjencitë e tjera private dhe publike për të ndarë dhe diskutuar praktikat, inovacionet, iniciativat kërkimore dhe problematikat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit të ujit dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Propozimet do të shqyrtohen nga kolegët dhe ftohen në çdo fushë që ka të bëjë me fokusin e përgjithshëm të konferencë mbi qasjet teorike dhe praktike lidhur me: ekologjia detare dhe e ujërave të ëmbla, ndotja e ujit, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit të ujit dhe zhvillimi i qëndrueshëm etj.
Autorët janë të ftuar të dorëzojnë abstraktin deri më 15 korrik 2023 në të dyja adresat e mëposhtmw 2ndwepsd@gmail.com dhe rigerta.sadikaj@fshn.edu.al.
Ndërsa njoftimi për pranimin e abstraktit të tyre do të jetë deri më 30 korrik 2023, dhe për ata që do të dorëzojnë punim data e fundit do të jetë 30 gusht 2023.
Për më tepër informacion adresa për komunikim me organizatorët e konferencës është: 2ndwepsd@gmail.com