Një tjetër hap drejt zgjerimit të horizontit akademik të studentëve tanë përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare që Universitetit Bujqësor të Tiranës ka arritur.
Në fokus këtë herë ishte “Modelimi bioekonomik në mbështetje të vendimmarrjes publike në bujqësi”, me lektore Amélie Bourceret nga CIHEAM IAMM Montpellier, Francë.
Znj. Bourceret ndau ekspertizën e saj mbi mënyrën se si modelimi bioekonomik ndërlidh aspektet biologjike të sistemeve bujqësore (si rritja e kulturave, përdorimi i tokës dhe qarkullimi i lëndëve ushqyese e ujit) me sjelljen ekonomike të fermerëve dhe dinamikën e tregut.