Takim i Rektorit të UBT-së me Doktorantët: Dialog për Kërkimin Shkencor dhe Bashkëpunimin Ndërdisiplinor

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku zhvilloi një takim me doktorantët me qëllim diskutimin mbi ecurinë e kërkimeve shkencore, sfidat dhe arritjet e deritanishme, si dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërdisiplinor në vazhdim.

Ky takim synon të krijojë një mundësi për ndarjen e ideve, eksperiencave dhe vizioneve për të ardhmen e kërkimit shkencor në UBT drejt një shkence më të integruar dhe të orientuar nga nevojat e  shoqërisë dhe tregut.

Takimi u bazua edhe tek objektivat strategjike të UBT-së në kuadër të marrëveshjes me Universitetin BOKU të Vjenës, me synimin për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit shkencor, shkëmbimeve akademike dhe përfshirjes së doktorantëve në projekte ndërkombëtare kërkimore.

“Modelimi Bioekonomik në Shërbim të Politikëbërjes në Bujqësi” – Ligjëratë nga CIHEAM IAMM në UBT