Thirrje për aplikim në Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH)

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për vitin 2024 në fushat prioritare si më poshtë:

-        Biodiversiteti dhe Mjedisi

-        Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia

-        Shëndetësia dhe shkencat mjekësore

-        Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit

-        Shkencat Sociale dhe Albanologjike

-        Uji dhe Energjia
Kohëzgjatja PKKZH është deri në 24 muaj.

Vlera maksimale e projektit është deri në 4.000.000 lekë .

Aplikantët duhet të aplikojnë përmes faqes zyrtare “PKKZH Aplikime 2024”.

Një kopje e shkarkuar nga faqja “PKKZH Aplikime 2024” do të printohet dhe të sillet ne adresen zyrtare te AKKSHI-së: Rruga Naim Frashëri Nr. 37, Tiranë, Shqipëri;

Udhëzuesin dhe Formën e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të AKKSHI: http://www.nasri.gov.al

AFATET

-        Afati i fundit për konsultimin e dokumentacionit pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit dhe  Rektoratit te Universitetit Bujqesor te Tiranes është data 20/ 02/ 2024;

Afati i fundit për aplikim është data 28/02/2024

Thirrje_PKKZH 



Sesion informues nga DBU