Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e Konsorciumit Kërkimor Shqiptaro-Austriak për Menaxhimin e Ujërave dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Ujëmbledhësve
Projekti i ri “Vlerësimi mjedisor i peizazhit të lumit Vjosa si bazë për një menaxhim të integruar të ujit dhe zhvillim të qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës” mbështetet nga Partneriteti Akademik APPEAR dhe do të zbatohet në periudhën 2022-2026. Projekti do të zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU), Universiteti i Vjenës dhe Universiteti  Innsbruck, Austri.

Projekti synon të krijojë një bashkëpunim afatgjatë të vazhdueshëm kërkimor të kërkuesve shqiptarë dhe austriakë në fushën e menaxhimit të ujit. Tema specifike është studimi bashkëpunues dhe ndërdisiplinor i sistemit të lumit Vjosë në Shqipërinë e Jugut – si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Së bashku me degët e saj, Vjosa përfaqëson një ekosistem lumor dinamik i karakterizuar nga një regjim prurjesh pothuajse natyrale dhe një dinamikë hidromorfike kryesisht e patrazuar. Lumenjtë e tillë janë pika të nxehta të biodiversitetit natyror, sigurojnë ujë të pastër për konsum njerëzor dhe prodhimin e ushqimit falë proceseve të pastrimit natyror dhe rimbushjes së akuiferëve të ujërave nëntokësore, zbutin përmbytjet e fushave bregdetare dhe ofrojnë mundësi unike për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit. Hulumtimi paraprak bashkëpunues ka deshmuar statusin e jashtëzakonshëm të Vjosës: Si pasuria e lartë i llojeve të peizazheve të rrezikuara të listuara në Direktivën e BE-së për Habitatet, si edhe biodiversiteti i lartë duke përfshirë speciet e kërcënuara dhe endemike, nënvizojnë vlerën e saj në nivel Evropian.  Në të vërtetë, lumi Vjosa është identifikuar si një pikë referimi për politikën mjedisore evropiane dhe si një laborator unik natyror për ekologjinë e lumenjve që mund të drejtojë përpjekjet për restaurimin e lumenjve alpin në të gjithë Evropën.
Hulumtimi i planifikuar do të sigurojë një përmirësim të menjëhershëm domethënës të bazës së të dhënave dhe kuptim të thellë të funksionimit të lumit në shkallën e ujëmbledhësit si një bazë e qëndrueshme për shërbimet thelbësore të ekosistemit. Rezultatet do të publikohen vazhdimisht në revista shkencore dhe do të vihen në dispozicion falas. Ne do të ndjekim një qasje pjesëmarrëse përmes një procesi të vazhdueshëm shkëmbimi dhe diskutimi me institucionet qeveritare, publikun vendas dhe përfaqësuesit lokalë, OJQ-të dhe institucionet qeveritare në Shqipëri (p.sh. AMBU). Kjo,  si një ndikim afatgjatë  do të rrisë bazën e njohurive për vendimmarrje dhe ndërgjegjësimin publik dhe institucional mbi qeverisjen e ujit.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: Prof.Dr. Spase Shumka, Email: sshumka@ubt.edu.al

Thirrje për pjesëmarrje në projektin "Sustainable Blue Economy"