Universiteti Bujqësor i Tiranës rikonfirmon vazhdimin e bashkëpunimit strategjik me Universitetin BOKU të Vjenës



Rektori UBT Prof. Dr. Fatbardh Sallaku së bashku me Kryeministrin Z. Edi Rama dhe Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Frida Krifca, zhvilluan një vizitë nëUniversitetin BOKU Vjenë, ku përveç takimit me stafin e ri drejtues të Universitetit, Rektoren Prof. Eva Schulev-Steindl, urikonfirmua mbështetja dhe rëndësia që qeverishqiptari jepimplementimit të marrëveshjes ndërmjet Universitetit Bujqësor tëTiranës dhe Universitetit BOKU si një partner strategjik. Kjo marrëveshje synon reformimin e plotë të UBT në të gjithfushate veprimtarisë së tij në drejtim të: (i) mësimit, (ii) kërkimit shkencor, (iii) transferimit të njohurive dhe teknologjivebujqësore, (iv) dixhitalizimit, (v) reformimit institucional dhe (vi) menaxhimit të Universitetit.

Rektorja e re e BOKU, Prof. Eva Schulev-Steindl, konfirmovazhdimin e bashkëpunimit të vendosur tashmë që në muajin korrik 2021 me UBT, si dhe fillimin e aktiviteteve të para me qëllim implementimin e marrëveshjes së dakordësuar ndërmjet dy universiteteve me objektiv kryesor ndërkombëtarizimin estudimeve universitare dhe kërkimit shkencor në UBT.

Prof. Eva Schulev-Steindlevidentoi faktin që Universiteti BOKU do  ketë rolin partnerit strategjik dhe do të shërbejë si njëmodel orientues për objektivat e UBT-së, veçanërisht në drejtim të ndërkombëtarizimit të strukturave/ofertës akademike, kërkimore dhe organizative të barabartë me universitetethomologe në vendet e BE-së.

Kryeministri Rama, evidentoi faktin që në kuadër tëimplementimit të kësaj marrëveshje qeveria shqiptare për vitin 2022 ka miratuar një financim në shumën prej 650000 EURO për UBT me qëllim fillimin e aktiviteteve me fokus ndërkombëtarizimin e studimeve universitare që përfshijnë shkëmbimtë stafit akademik për të dy universitetetshkëmbime studentësdoktorature dhe Master, si dhe përmirësimin e infrastrukturës laboratorike.

Krahas kësaj, Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e dakordësuar tashmë dhe me Ministrin e Bujqësisë së Austrisë zNorbert Totschnig, që marrëveshja ndërmjet dy institucioneve (UBT dhe BOKU) të shtrihet edhe në nivel ndërqeveritar, me qëllim sigurimin e mundësisë pëtë rinjtë shqiptarë që duke studiuar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të marrin njëkohësisht diplomën e një prej universiteteve më prestigjoze në Europë në shkencat e bujqësisë dhe ushqimitBOKU.

FBM Grafiku i Provimeve Cikli i Dytë