Universiteti Bujqësor i Tiranës solidarizohet me tragjedinë e ndodhur në Turqi
Marrë shkak nga fatkeqsia e ndodhur më 6 shkurt 2023 në Turqi dhe Siri ku një tërmet i rëndë ka shkaktuar humbjen e mijëra jetëve dhe shumë dëme të tjera materiale, i gjithë stafi i Universitetit Bujësor të Tiranës është solidarizuar me këtë tragjedi duke dhuruar ndihma në artikuj të ndryshëm ushqimorë.
Donacioni ka patur përfshirje të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Fakultetit të Shkencave Pyjore, Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, rektoratit dhe administratës.
Theksojmë se pas grumbullimit në magazinën e Universitetit i gjithë donacioni është dorëzuar tek Ambasada Turke në Tiranë ditën e djeshme, datë 02.03.2023.
Duke falenderuar të gjithë ata që dhuruan ndihma, shpresojmë që këto donacioni tju vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti ne Turqi me dëshirën për tju gjendur pranë në këto ditë të vështira që po kalojnë dhe me shpresën që dhimbja e tyre të lehtësohet sadopak.

Universiteti Bujqësor i Tiranës drejt formësimit të së ardhmes së tij të qëndrueshme