Detyrë Kursi

Rubrika:

Detyrat dhe Projektet e kursit

 

Pjesë e vlerësimit të nivelit të dijeve dhe aftësive të fituara janë edhe detyrat dhe projektet e kursit. Pikët e fituara nga projekytet dhe detyrat e kursit janë pjesë e vlerësimit të vazhduar gjatë zhvillimit të secilës lëndë. Numri I projekteve dhe detyrave të kursit  është specific për çdo lëndë. Gjithashtu sasia e pikëve është e përcaktuar nga program specific I çdo lënde.

Detyrat dhe projektet e kursit janë të detyrueshme dhe mosplotësimi i kritereve bazike ose mos-dorëzimi I tyre shoqërohet me penalitetin e mohimit të të drejtës për tu future në provimin e asaj lënde.

Studenti humbet të drejtën për të marrë pjesë në provimin e një  lënde të caktuar:

  • Në rast se studenti nuk ka ndjekur ≥20% të mësimit
  • Nuk ka dorëzuar ose nuk I është pranuar detyra ose projekti I kursit

Për zhvillimin e detyrës dhe projektit të kursit çdo pedagog lënde vë në dispozicion të studentëve  një udhëzues të posaçëm i cili e ndihmon studnentin në zgjedhjen e tëmës, vendosjen e objektivave,tëe natyrës së të dhënave, metodën e mbledhjes së tyre,e  burimeve të të dhënave,, strukturën e detyrës, formatin, prezantimin, etj