Departamenti i Lëndëve Klinike përfshin disiplinat mësimore të praktikës klinike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Mësimdhënia fokusohet në Mjekësinë e Kafshëve të Vogla, Mjekësinë e Kafshëve të Fermave, Kirurgjinë, Riprodhimin dhe Diagnostikën Klinike Veterinare. Kurset teorike dhe praktike mbulojnë çështje themelore për diagnostikimin dhe trajtimin në disiplinat e specieve të ndryshme. Përmbajtja e programeve mësimore, moduleve është e përshtatur për të korresponduar me fokusin specifik të secilit department të FMV-së. Kërkimi në Departament mbulon një gamë të gjerë fushash që përfaqësojnë spektrin e plotë të specialiteteve klinike.
Departamenti ynë fokusohet në fusha që variojnë nga kafshët e fermave dhe shërbimet e specializuara të kafshëve të vogla deri tek kërkimet dhe trajnimi i studentëve. Objektet mësimore të DLK përfshijnë Klinikën e Kafshëve të Vogla dhe të Mëdha në Qendrën Mjekësore Veterinare, ku anëtarët e fakultetit dhe studentët ofrojnë diagnostikim, trajtim mjekësor dhe kirurgjikal dhe shërbime terapeutike për kafshët e shoqërimit, kuajt dhe ripërtypësit. Departamenti i Lëndëve Klinike ofron mësimdhënie dhe kërkim për gjeneratën e ardhshme të veterinerëve.Mësimdhënie
Anëtarët e Departamentit të Lëndëve Klinike janë me titujt Profesor, Profesor i Asociuar, Doktor dhe janë përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të programit të trajnimit klinik për studentët e veterinarisë të vitit të tretë dhe të katërt.
Kërkimi Shkencor
Stafi i Departamentit është i përfshirë në mënyrë aktive në kërkimet klinike dhe bazë. Ne gjithashtu përmirësojmë shëndetin e kafshëve të shoqërimit duke edukuar veterinerët, duke ofruar shërbime mjekësore dhe kirurgjikale dhe duke gjeneruar njohuri të reja përmes kërkimeve klinike.
Shërbimet
Anëtarët e Departamentit të Lëndëve Klinike ofrojnë shërbime klinike në Klinikat Mjekësore Veterinare dhe ofrojnë konsultime dhe programe të edukimit të vazhduar për veterinerët në komunitet.