CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT

Programi i studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës bazohet në kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese në fushën dhe nën-fushën e përcaktuar sipas standatit ndërkombëtarë ISCED me kodin 0721 dhe 051. Ky program studimi zgjat të paktën 3 vite akademike. Viti i parë përfshin studim teorik të Doktoratës me module specifike sipas fushave dhe nën-fushave të kërkimit sipas standartit ndërkombëtarë ISCED (3 module), para fillimit të pjesës kërkimore të studimeve të doktoratës. Modulet dhe modalitetet e zhvillimit të tyre përcaktohen nga udhëheqësi dhe njësia bazë dhe miratohet nga kolegjiumi i njësisë kryesore (Dekanati). Në përfundim të programit të studimit të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.

Programi i doktoratës “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” parqet rëndësi sepse fushat dhe nënfushat e kërkimit ku do të realizohen studimet janë të integruara me nevojat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst fusha e kërkimit “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” janë pjesë e programeve të zhvillimit rajonal dhe kombëtar të bujqësisë, ushqimit dhe zhvillimit rural të vendit tonë. Strategjitë dhe politikat qeveritare kanë përcaktuar prioritete e zhvillimit të vendit tonë, ku bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten sektorët me impakt të gjerë. Në këtë kontekst fushat e kërkimit të këtij programi konsiderohen pjesë e zhvillimit strategjik të bujqësisë kryesisht me impakt të drejtëpërdrejtë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve, të ushqyerit dhe mbrojtjes së shëndetit publik, përmiresimin e teknologjive të prodhimit të ushqimve me anë të aplikimit të bioteknologjisë. 


Programi ofrohet nga grupimi i njësive:

  1. Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore (DTAU)
  2. Departamenti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Ushqimit (DBSHU),
  3. Departamenti Kimisë (DK)
  4. Qëndra e Kërkimit të Ushqimit (QKU) në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU).

Njoftime