Kritere për programe egzistuese
Seksioni A : Të dhëna mbi programin e studimit*
Në këtë seksion duhet të përfshihen të dhëna mbi elementët e mëposhtëm:
– Përshkrimi i përgjithshëm i programit, misionit, qëllimit dhe objektivave.
– Lloji i programit, kohëzgjatja, numri i krediteve, etj.
– Njësia bazë/njësia kryesore ofruese e programit të studimit.
– Justifikimi i bazuar në të dhëna empirike dhe të verifikueshme për nevojën e riorganizimit të programit.
– Analiza SWOT e aplikimit për riorganizim programi.
Seksioni B : Të dhëna mbi kriteret e pranimit në këtë program studimi, tarifat dhe modalitetet financiare për studentët*
Në këtë seksion duhet të përfshihen të dhëna mbi elementët e mëposhtëm:
– Kriteret e pranimit në programin e studimit.
– Fusha e studimeve paraardhëse (në rastet e programeve të ciklit të dytë).
– Numri maksimal i studentëve që do të pranohen.
– Tarifa e studimit.
– Politika e mbështetjes financiare për studentët (llojet e bursave nëse ka).
– Kuota të dedikuara për studentë të kategorive të veçanta.
Seksioni C: Plani mësimor/Kurrikula e programit të studimit*
Në këtë seksion duhet të përfshihen të dhëna mbi elementët e mëposhtëm:
– Numri total i krediteve.
– Pasqyrë analitike (për lëndë e module) e kurrikulës dhe krediteve si më poshtë:
- Lëndë të përgjithshme
- Lëndë karakterizuese
- Lëndë ndërdisiplinuese/karakterizuese
- Lëndë plotësuese
– Praktika profesionale.
– Detyrime përmbyllëse.
– Tema e diplomës/provimi i përgjithshëm përfundimtar.
Seksioni D: Personeli akademik dhe ndihmës akademik*
Në këtë seksion shtjellohet një përmbledhje mbi personelin akademik dhe ndihmës akademik të përfshirë me programin e studimit, duke përfshirë informacion mbi:
– Numrin e personelit akademik në njësinë bazë.
– Numrin e personelit akademik që i dedikohet programit të studimit (personel me kohë të plotë/pjesshme).
– Numrin e personelit akademik të përfshirë në lëndët karakterizuese (personel me kohë të plotë/pjesshme).
– CV-të e shkurtuara të personelit akademik që do të angazhohen në program (titulli/grada, fusha e ekspertizës kërkimore), angazhimin në program të personaliteteve të spikatura të fushës së studimit, etj.
– Numrin e personelit ndihmës akademik me karakter mësimor në funksion të programit të studimit.
– Nëse programi i propozuar është inter-disiplinor, identifikoni personelin akademik që vjen nga departamente apo fakultete të tjera.
Seksioni E: Infrastruktura akademike në funksion të programit*
Ky seksion përmban informacion të përmbledhur mbi infrastrukturën akademike në shërbim të programit të studimit, duke u fokusuar në:
– Numrin dhe sipërfaqet e auditorëve.
– Laboratorët dhe mjediset për realizimin e praktikës profesionale.
– Bibliotekën, numrin e titujve, numrin e posteve të leximit, e-library (nëse ka), etj.
– Zyrën për stafin akademik dhe ndihmës akademik.
Seksioni F: Programet e Përbashkëta*
Ky seksion plotësohet vetëm nëse programi i propozuar ofrohet në bashkëpunim me një institucion tjetër duke përfshirë edhe një përshkrim të nivelit të bashkëpunimit, duke iu përgjigjur elementëve të mëposhtëm:
– Burimet financiare dhe kontributi i partnerëve.
– Vënia në dispozicion e burimeve nga partnerët.
– Administrimi i programit.
– Lëshimi i diplomës dhe lloji (diplomë e përbashkët/e dyfishtë/e shumëfishtë).
– Të dhëna mbi aktin e themelimit/licencimit të institucionit partner në vendin e origjinës.
– Të dhëna mbi aktin e akreditimit të institucionit partner ose të programit të studimit.
– Dokument zyrtar bashkëpunimi mes palëve, marrëveshja kuadër.
– Marrëveshja specifike për programin konkret të studimit.
Seksioni G : Analizë e tregut të punës*
Në këtë seksion duhet të përfshihen të dhëna mbi elementët e mëposhtëm:
– Ndryshimi dhe avantazhet potenciale të programit të propozuar për hapje në lidhje me programet e ngjashme të studimit të ofruar nga IAL të tjera.
– Trendi vendas dhe rajonal i punësimit në sektorin ku bën pjesë programi i studimit, referuar burimeve zyrtare si INSTAT, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, organizma ndërkombëtarë, etj.
– Nevoja e pa përmbushur e tregut të punës që plotëson programi i ri i propozuar nga IAL-ja.
– Strukturat në dispozicion të studentëve për të bërë ndërlidhjen me tregun e punës si dhe burimet financiare në dispozicion të këtyre strukturave.
– Punësimi potencial i studentëve.
– Marrëveshje/kërkesa paraprake nga operatorë privatë/institucione publike për punësimin eventual të studentëve pas diplomimit.
Sigurohuni që në analizë të përfshihen: (1) citime të plota për burimet e përdorura; (2) citime në tekst për burimet e përdorura; (3) adresat e burimeve online.