Përgjegjëse Departamenti

Prof. Asoc. Doriana BEQIRAJ

Përgjegjëse Departamenti

E-mail: dbeqiraj@ubt.edu.al

Është diplomuar si Biologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1994-1999). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (shtator 2007) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (janar 2014). Që prej vitit 1999 është pedagoge pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Departamenti i Moduleve Morfofunksionale. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit të Lirë të Berlinit, Gjermani dhe Universitetit të Turkut, Finlandë. Është lektore dhe titullare e moduleve “Biokimi e kafshëve” dhe “Etologji dhe mirëqënie e kafshëve”. Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare. Në vitet 2013–2016 ka drejtuar Grupin Mësimor-Kërkimor “Biokimi dhe Fiziologji e kafshëve”. Është pjesëmarrëse në projekte shkencore të lidhura kryesisht me proçeset metabolike të peshqve, vlerësime të nivelit të metaleve të rënda në indet e kafshëve, përdorimit të teknikave elektroforetike të proteinave. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e bashkëautore e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e drejtueses së Departamentit të Moduleve Morfofunksionale që prej vitit 2016.

Edukimi

Prof. Asoc., Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 201 4

PhD, Mjekësi Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 200 7

Msc (Shkollë Pasuniversitare) , Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2001- 200 3

Studime universitare: Diplomë e integruar e nivelit të dytë, Dega Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës , Universiteti i Tiranës, 1994- 1999

 

Lëndët:

Biokimi e kafsh ë ve, Etologji dhe Mirëqënie e kafshëve, Biokimia dhe rregullimi hormonal i prodhimtarisë dhe riprodhimit.

 

Interesat kërkimore

-Studime të proceseve metabolike në kafshë përmes përcaktimit të treguesve biokimikë dhe metodave elektroforetike të analizimit të proteinave;

-Vlerësime të ndotjes së organizmave shtazorë nga ksenobiotikë (metale të rënda, pesticide, PCB-të, mikroplastikë) dhe ndikimit të tyre në proceset fiziologjike dhe treguesit biokimikë; Vlerësime të çrregullimeve hematologjike me natyrë neoplasike me anë të metodave të ndryshme diagnostikuese;

-Studime etologjike (të sjelljes) së kafshëve dhe vlerësime të mirëqënies së kafshëve.