Ambasadorja e Francës në Shqipëri viziton për herë të parë Universitetin Bujqësor të Tiranës

Registrations are closed

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim Ambasadoren e Francës në Shqipëri, SH. S. Znj. Catherine Suard dhe stafin e saj, Z. Pierre Raynaud (Këshilltar për Bashkëpunimin dhe Kulturën) dhe Z. Alexandre Martinez (Këshilltar Rajonal për Çështjet e Bujqësisë dhe Ushqimit).

Rektori Sallaku teksa e njohu Ambasadoren franceze me strukturat formuese të UBT dhe kapacitetet që ky institucion i arsimit të lartë bart në tërësinë e tij, e prezantoi edhe me objektivat dhe vizionin e UBT drejt zhvillimit të mëtejshëm të tre shtyllave bazë të funksionimit të tij, që janë mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe transferimi i teknologjisë.

Po ashtu, Rektori theksoi se fokusi i UBT është që të ofrojë kontributin e tij në çdo cep të Shqipërisë, por dhe më gjerë, përmes njohurive, këshillimit dhe ekspertizës së stafit të tij, teknologjive inovatore apo studimeve kërkimore-shkencore, në funksion të zhvillimit të të gjitha nëndegëve të sektorit bujqësor.

Nga ana tjetër, Ambasadorja franceze përgëzoi stafin e UBT për gjithë frymën vizionare dhe qëllimin  e të kthyerit në institucionin e parë të arsimit të lartë në vend të binjakëzuar me një ndër universitetet më të mira të profilit bujqësor në Europë. 

Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja sygjeroi nxitjen e akoma më shumë investimeve në fushën e bujqësisë dhe turizmit në vend pasi, sipas saj, ka shumë potencial që premton mundësi të larta zhvillimi. 

Date & Time
e mërkurë
10 janar 2024
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.