Bujqesia e te rinjve

Registrations are closed

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Z. Fatbardh Sallaku mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 20 studentë që përfunduan me sukses programin për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve në agrobiznes. 

Në të morën pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj; Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney dhe ambasadorë e aktorë të tjerë të interesuar të fushës. 

Disa nga çështjet më kryesore që u diskutuan gjatë takimit lidheshin me zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme dhe integrimin e teknologjisë moderne në praktikat tradicionale.

Gjatë fjalës së tij, Rektori i UBT shprehet se nxitja dhe përfshirja e të rinjve në bujqësi është edhe motoja e UBT. Sipas tij, Universiteti ynë pëveç dhënies së dijeve është çdo ditë e më shumë në përshtatje me ndryshimet e reja teknologjike dhe natyrore, për të qenë sa më afër ndërtimit të hapave për një ekonomi të qëndrueshme në sektorin e bujqësisë. 

Studentët gjatë trajnimit të tyre si sipërmarrës të rinj për zhvillimin e aftësive dixhitale bazuar në treg dhe agrobiznes janë ndalur kryesisht në marketingun dixhital në agrobiznes, sipërmarrjet dixhitale në bujqësi dhe përdorimin e teknologjive inovatore. 

Date & Time
e mërkurë
25 tetor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.