Ceremonia e dhënies së titujve akademikë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Registrations are closed

Zhvillohet mbledhja speciale e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës dedikuar shpërndarjes së diplomave të titujve akademikë "Profesor" dhe "Profesor i Asociuar".

Ndihemi krenarë që kurorëzojmë arritjet profesionale të profesorëve tanë, pjesa më e madhe e të cilëve ofrojnë dijet e tyre në auditoret e këtij universiteti. Krenarë që ne si Universitet  shtojmë 14 profesorë të rinj në komunitetin e profesoratit të sistemit universitar shqiptar. 

Me shumë nderim u ndanë 3 diploma për titullin akademik "Profesor" për Etleva Dashi, Drini Imami, Flora Merkaj dhe 11 të tjera për titullin "Profesor i Asociuar" për Romina Koto, Marsela Alikaj, Eglantina Pazaj, Edmira Shahu, Orion Xhoxhi, Migena Hoxha, Alketa Shehaj, Ariola Morina, Adrian Maho, Bitila Shosha dhe Valbona Cinaj. 

Falë punës dhe përkushtimit të tyre shumëvjeçar dhe falë performancës së tyre si lektorë dhe studiues kërkimorë-shkencorë në UBT dhe jasht tij, ata kanë dhënë një kontribut tepër të vyer në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, ekonomisë dhe agrobiznesit, bioteknolgjisë dhe ushqimit, shkencave pyjore dhe mjekësisë veterinarinare. 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku vlerësoi kontributin e secilit prej  akademikëve dhe theksoi faktin që UBT po punon gjithnjë e më shumë në drejtim të promovimit të  vlerave akademike e shkencore në fushat kërkimore të sektorit të bujqësisë.!


Date & Time
e premte
29 shtator 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.